Ekspertët thonë se Kushtetuesja shumë herë ishte e ndikuar nga politika

28 Tetor 2016 - 07:00      

Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk ka arritur t’u rezistojë presioneve politike dhe për pasojë disa nga vendimet e saj, sipas njohësve të çështjeve juridike, ende janë objekt diskutimi për atë nëse ishin vendime të drejta.

Përveç ndikimeve politike në vendimet e Kushtetueses, ndaj udhëheqësve dhe gjyqtarëve të këtij institucioni ka pasur edhe kritika për përfshirje në skandale të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.

Driton Selmanaj, nga organizata joqeveritare “Demokraci Plus” (D+), ka thënë se në raste të caktuara Gjykata Kushtetuese nuk ka arritur që të mbajë distancë nga ndikimet dhe presionet politike.

Ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese disa herë ka interpretuar çështje të cilat kanë qenë më tepër rekomandime se çfarë do të ndodhte në një veprim të caktuar.

Edhe Enver Hasani, edhe pasardhësja e tij në krye të Kushtetueses, Arta Rama-Hajrizi, janë bërë cak i një procedure hetimore penale për falsifikim, pas denoncimit që u kishte bërë Avokati i Popullit, Sami Kurteshi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...