Gjuriq: Asociacioni duhej të kalonte me dekret qeveritar

28 Tetor 2016 - 06:28      

Beogradi zyrtar është pajtuar që kodi telefonik t’i atribuohet Kosovës si rajon gjeografik dhe të regjistrohet me fusnotë mbi statusin.

Kështu ka thënë të martën Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.

Gjuriq ka shtuar se për telekomin nuk ka pasur përafrime, ngaqë ka ngecje te trashëgimia e pronësisë, porse Beogradi është i gatshëm që ta ‘ngrijë’ këtë çështje tani dhe të fillojë zbatimi, por me kusht që kjo të bëhet me vonë me kompaninë vendore trashëguese të telekomit serb në Kosovë.

Duke folur në London School of Economics, konkretisht në kuadër të Kërkimit mbi Evropën Juglindore, Gjuriq ka promovuar sukseset e dialogut në sytë e Beogradit si integrimi i ish-punonjësve të MUP-it serb në Policinë e Kosovës në komunat në veri. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...