27 Tetor 2016 - 22:27
Ai theksoi se një pajtim i mundur, një ofrim në mes të subjekteve politike nga praktika është parë se është vetëm pësimi, transmeton Koha.net.
Sipas tij, karta e presidentit është djegur duke marrë parasysh faktin se si është zgjedhur.
“Nuk bën të diskutohet në stilin e Meha. Mekanizimi i presidentit. Presidenti duke e pas parasysh faktin si është zgjedh, kjo kartë është djeg. Në të ardhmen duhet të ketë një konsensus. Institucioni i presidentit duhet me qenë i kujdesshëm për këto tema. Për fat të keq në Kosovë kjo është e pamundshme, nuk e di, së paku aktualisht. Kësaj here po duhet të mësojmë nga pësimi. E kemi parë që nga pësimi ne po ofrohemi por kush duhet me na ofru? Ne e pamë që kësaj here ndikimi i madh ishte i ambasadës zvicerane për të na ofruar”, ka thënë Kuçi.
Ndërsa, ministri Bleran Stavileci propozoi që liderët e subjekteve politike e krerët institucional të fillojnë takime më të shpeshta dhe joformale në mënyrë që të arrihet një pajtim politik në mes tyre.
Sipas Stavilecit, takimet formale japin presion më të madh dhe kësisoj nuk mund të arrijnë në qëndrime të përbashkëta.
“Duhet të krijohen edhe disa mekanizma jokonvencional. Krerët institucional dhe liderët politik duhet të ulen në takime jo formale. Jo gjithmonë duhet të ketë takime formale pasi aty presioni është i madh. Në takime më të vogla të shtrohet këto tema dhe secili t’i jap qëndrimet e veta dhe pastaj të mundohen që të ketë një marrëveshje dhe dihet, jo me të gjitha duhet të pajtohemi. Pastaj ka mundësi që aty ku ka më shumë paqartësi, të krijohen edhe grupe pune. Ka mundësi të lëvizet por jo me kryeneçësi, jo me kapriço”, ka thënë Stavileci.
Ndonëse takime ka pasur dhe nuk është arritur një qëndrim i përbashkët, deputeti i LVV-së theksoi se takimet me pozitën janë vetëm humbje kohe dhe mashtrim.
Sipas tij, një takim ku nuk pranohet rishqyrtimi atëherë nuk ka nevojë as të mblidhen dhe të diskutojnë.
“Partitë opozitare në takimet që i përmendëm më herët nuk kanë ngul këmbë që të kalon vetëm versioni i tyre, ata kanë ngulur këmbë në rishqyrtim. Bindini liderët tuaj që të pranojnë këtë rishqyrtim. Nga ana juaj është një këmbëngulësi që nuk lejon rishqyrtimin dhe nëse ka situata ku nuk lejohet dialogu dhe rishqyrtimi atëherë nuk ka nevojë për diskutime dhe takime sepse ato mund të jenë vetëm mashtrim dhe humbje kohë”, ka thënë Kurteshi.
Ministri Stavileci propozoi se nëse çështja mbetur të një fjalë atëherë le të gjendet një fjalë tjetër.
“A po thuani që është çështje e një fjale, atëherë le të gjendet një fjalë tjetër”, theksoi Stavileci.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...