Draft-rezoluta që pret votën e deputetëve në mbrojtje të vlerave të UÇK-së [dokument]

27 Tetor 2016 - 21:01      

Në rezolutën e harmonizuar nga Grupet Parlamentare të deputetëve në Kuvend, thuhet se pjesëtarët e UÇK-së, ishin faktor vendimtar për sjelljen lirisë dhe në këtë drejtim gëzojnë dhe duhet të gëzojnë mbështetjen dhe vlerësimin e tyre të merituar institucional në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

“Lufta çlirimtare e Kosovës e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës me qëllim të çlirimit të Kosovës, sjelljes së lirisë dhe pavarësie për popullin e Kosovës me karakter mbrojtjen dhe çlirimtare, duke e respektuar, të drejtën dhe standardet më të larta të luftës, e drejtuar ekskluzivisht kundër forcave ushtarake policore dhe administratës okupuese të Serbisë në Kosovës, është lufta e armatosur e popullit të Kosovës e cila mbrohet dhe çmohet nga çdo qytetarë dhe institucion i Republikës së Kosovës. Pjesëtarët e UÇK-së, me sakrificën dhe angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar në luftën e çlirimtare të Kosovës ishin faktor vendimtar për sjelljen lirisë, e pavarësisë për popullin e Kosovës dhe në këtë drejtim gëzojnë dhe duhet të gëzojnë mbështetjen dhe vlerësimin e tyre të merituar institucional në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet tekstualisht në rezolutë.

Më tej shkruhet se: “Edhe në rastin e dënimit të grupit Drenica i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve e pushtetit publik dhe sidomos gjykatat që t’i kushtojnë kujdes esencës së të drejtës që kufizohet, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe ta shqyrtojë mundësin e arritjes së atij qëllimi me kufizim më të vogël”, thuhet në draft rezolutën që iu është shpërndarë deputetëve”.

Më poshtë mund ta lexoni draft-rezolutën:

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...