Kuçi i thotë Stavilecit se Qeveria ka probleme që s’po di t’u bëjë zgjidhje

27 Tetor 2016 - 20:37      

Ministri, Blerand Stavileci në Rubikon të KTV-së duke debatuar mbi një pajtim të mundshëm politik mbi procesin e demarkacionit me Malin e Zi theksoi se ky proces nuk është më vetëm çështje pozitë e opozitë.

“Nuk është çështje opozitë e pozitë. Është çështje që shqetëson edhe qytetarët ditë për ditë”, ka thënë Stavileci, transmeton Koha.net.

Mirëpo, në anën tjetër të tij sekretari i AAK-së i kujtoi Stavilecit se pozita ka probleme të brendshme dhe me to po e ngarkojnë edhe opozitën e qytetarët.

“Edhe një herë po ju them, e patët rastin që edhe përmes Kuvendit në seancë të rregullt të shkarkoheni prej situatës. Keni edhe probleme tjera që nuk po i dini me zgjedh dhe po na ngarkoni edhe neve, edhe qytetarëve”, ka thënë Kuçi drejtuar Stavilecit.

“Sot u detyruam të thërrasim një seancë për të ruajtur vlerat tona, identitetin tonë. Kjo do të na kushtoj shumë”, përfundoi Kuçi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...