Kurteshi thotë se pozita s’është e gatshme që të dialogojë për demarkacion

27 Tetor 2016 - 20:27      

Gatishmëria e pozitës për dialog mbi procesin e demarkimit të kufijve me Malin e Zi vihet në pikëpyetje nga deputeti i LVV-së, Ismail Kurteshi.

Ai në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se pozita nuk ka gatishmëri që të negocioj për këtë temë dhe për vazhduar në tema tjera, transmeton Koha.net.

“Pozita nuk është e gatshme që të ulet dhe t’i kalojë këto situata për të kaluar në tema që janë jetike për qytetarët.”, ka thënë ai.
Lidhur me marrëveshjen e përbashkët Kurteshi ka thënë se nuk mendon se janë përafruar qëndrimet e tyre, madje sipas tij nëse pozita nuk pajtohet me rishqyrtim të procesit, atëherë nuk ka për çka të dialogohet.

“Nuk mendoj që janë përafruar. E dini se me iniciativën e Naim Rashitit, janë pajtuar të gjitha subjektet, këtu ka qenë edhe vullneti i mirë i opozitës. Kur janë takuar për ta nënshkruar, dy subjektet, kryetarët e dy partive në pushtet kanë refuzuar ta nënshkruajnë për shkak të një fjale e ajo është ‘rishqyrtim’ i situatës. Nëse nuk lejohet rishqyrtimi atëherë për çka kemi me diskutu”, ka thënë Kurteshi.

Kurteshi theksoi se humbja e tokës është tashmë e njohur, si nga ekspertët ashtu edhe nga shumë materiale.

“Është konstatuar shumë herë dhe me shumë materiale që dëshmojnë se në këtë formë Kosova po i humb 8 mijë hektarë dhe me këtë nuk pajtohemi dhe jo vetëm ne por një pjesë e madhe e qytetarëve”, përfundoi Kurteshi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...