Ndërpritet sërish seanca e Kuvendit, arsyeja te Vetëvendosja

27 Tetor 2016 - 19:43      

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se nuk është mirë derisa dikush flet për të rënët dhe ushtarët e UCK-së, t’i kthehet shpina.

Seanca e Kuvendit është ndërprerë për 15 minuta për shkak se deputetët Rexhep Selimi, Donika Kadaj-Bujupi dhe Driton Qaushi, janë ngritur në këmbë, derisa fliste deputeti Bislim Zogaj.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se nuk është mirë derisa dikush flet për të rënët dhe ushtarët e UCK-së, t’i kthehet shpina.

Këtu ka reaguar, Rexhep Selimi, duke thënë se nuk është në rregullore që të tregohet se me u ulë apo jo, raporton ksp.

Veseli për këtë tha se 15 minuta pauza deri sa deputetët të ulen, kështu iu ndërpre fjala deputetit, Bislim Zogaj.

Seanca e sotme për vlerat e luftës është ndërprerë edhe dy herë të tjera gjatë ditës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...