27 Tetor 2016 - 19:28
Punëtorët kanë kërkuar ndihmën e shtetit që t’i kthejë në punë, pasi kishin kontrata të përhershme dhe se u larguan pa të drejtë nga ndërmarrja, transmeton Koha.net.
Me gjithë përpjekjet, disa deputetë dhe punëtorë të kuvendit u detyruan të përdorin hyrjet tjera, për t’u futur në këtë objekt, pasi punëtorët protestues nën brohoritjet e ndryshme nuk lejonin hyrje-daljen.
Para tyre u paraqit Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes, e cila iu dha mbështetje në kërkesat e tyre.
Protestuesit pritën një kohë për t’u takuar me zyrtarë të legjislativit, por pritja iu shkoi huq, pasi nuk i priti askush.
Ata kanë paralajmëruar vazhdim të protestave, deri sa të bëhet zgjidhja për ta, pasi besojnë se KEDS-i po përgatit edhe listën e re të largimit të punëtorëve.
Drejtues të Inspektoratit të Punës i kanë thënë KTV-së të kenë marrë një numër të madh të ankesave të punëtorëve dhe se të njëjtat janë duke i shqyrtuar. Sipas tyre, nëse merret vendimi në favor të punëtorëve, atëherë KEDS-i do t’i kthejë ata në punë, siç ka bërë edhe me punëtorë të tjerë që kanë fituar rastin në këtë institucion.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...