Ballafaqim me emigrantë e dyluftim me terroristë, ishin provat e FSK-së në “Shqiponja 5” [video]

27 Tetor 2016 - 19:22      

Forca e Sigurisë ka testuar kapacitetet profesionale dhe teknike në menaxhimin e krizave me luftimin e organizatave kriminale, menaxhimin e fluksit të refugjatëve dhe kërkim shpëtim, raporton KTV.

Në ushtrimin fushor “Shqiponja 5” mungoi komandanti suprem i Forcës, presidenti Thaçi, derisa ministri i Forcës, Haki Demolli, ritheksoi se po presin vetëm urdhrin politik, pasi forca tashmë ka kapacitetet e një ushtrie, transmeton Koha.net.

Komandanti i FSK-së tha se me këtë ushtrim, forca ka arritur të dëshmojë se ka profesionalizëm dhe kapacitete teknike për të menaxhuar krizat.

Ky ushtrim u monitorua edhe nga zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane dhe ata të KFOR-it.


Ballafaqim me emigrantë e dyluftim me... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...