“Korrupsioni nuk luftohet nga të korruptuarit” [video]

27 Tetor 2016 - 19:18      

Korrupsioni vazhdon të mbetet kanceri i shtetit të Kosovës, raporton KTV.

Ky fenomen, sipas ambasadorit amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, nuk mund të eliminohet lehtë, transmeton Koha.net.

Sipas tij, korrupsioni nuk mund të luftohet me zyrtarë të korruptuar. Këto deklarata, Delawie i ka bërë në tryezën për performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit, të organizuar nga Instituti Kosovar për Drejtësi.

Ambasadori amerikan ka shtuar se secili person që është i përfshirë në vepra të korrupsionit duhet të marrë dënimin e merituar.

Homologu i tij britanik, Ruairi O'Connell, ka thënë se ndien keqardhje që në Kosovë dënimet për korrupsion janë të shumta në profilet e ulëta dhe të mesme, ndërsa janë të rralla dënimet për profilin e lartë.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se fuqizimi i sundimit të ligjit është e vetmja rrugë për të ndërtuar një shtet ligjor.


“Korrupsioni nuk luftohet nga të korruptuarit” by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...