Zyra e BE-së e KGJK kritikojnë seancën e sotme, Presidenca nuk përgjigjet [video]

27 Tetor 2016 - 19:11      

Debati për rastin Drenica, të enjten në Kuvend, është bërë hera e dytë që deputetët komentojnë vendimet gjyqësore, raporton KTV.

Në 2013, me inicim të ish-deputetit të PDK-së Ramiz Lladrovci, ishte debatuar për rastin Kiqina, transmeton Koha.net.

Shumë institucione ndërkombëtare e vendore kanë kritikuar këtë debat, duke e konsideruar ndërhyrje të drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë, pushtet i ndarë nga politika.

Zyra e BE-së në Prishtinë ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të përmbahet duke mos komentuar vendimet gjyqësore. Këshilli Gjyqësor i Kosovës ndërkaq ka thënë se palët duhet të ndjekin rrugët ligjore, përmes ankesës si mjet i rregullt juridik.

Deputetët, përfshirë kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, kanë vënë në pikëpyetje vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe asaj të Apelit, duke thënë se dënimi do të duhej të bëhej me prova të qarta dhe të besueshme.

Ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, tani President i vendit, Hashim Thaçi, nuk ka pranuar të flasë për debatin rreth dënimit të Grupit Drenica.

KTV-ja ka pyetur zyrën e tij për këtë, por nuk kanë kthyer përgjigje.


Zyra e BE-së e KGJK kritikojnë seancën e sotme... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...