27 Tetor 2016 - 19:02
Debati nisi duke folur për luftën e pastër të UÇK-së, duke i quajtur të padrejta dënimet për ish-luftëtarët, vazhdoi me akuza e kundër akuza, u fol për patriotë e tradhtarë, deri në replika e kundër-replika me gjuhë degraduese, për të dalë edhe te FIFA, UEFA e stadiumet moderne të futbollit, transmeton Koha.net.
Dikush u tregua krenar që nuk i dha votë gjykatës speciale, e të tjerë me krenari tregonin për votën pro, që e dhanë për specialen në 3 gushtin e 2015-ës. PDK-ja i quajti të padrejta dënimet e çlirimtarëve, e LDK-ja kërkoi të mos ketë ndërhyrje në drejtësi.
Ndërhyrje në drejtësi e ka parë edhe Fatmir Limaj, i cili ka kaluar e po kalon në disa procese gjyqësore. Ndërsa Zafir Berisha ka kërkuar që Hashim Thaçi të shpallet tradhtar i kombit. Ai pat përplasje edhe me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi. Replikat kanë vazhduar edhe mes Donika Kadaj Bujupit me deputeten e PDK-së Xhevahire Izmaku, deri kur gjuha degradoi.
Ndërkohë, Bekim Haxhiu e akuzoi Vetëvendosjen se i ka sponsorizuar raportet e Dick Martyt kundër UÇK-së e këtu përplasje pat me Fisnik Ismailin.
Ky debat në Kuvendin e Kosovës u mbajt pavarësisht kritikave që ishin nga vendës e ndërkombëtarë se kjo seancë është drejtpërdrejt ndërhyrje në drejtësi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...