Një delegacion i Kuvendit po qëndron në Romë

27 Tetor 2016 - 17:38      

Delegacioni, i kryesuar nga nënkryetari Xhavit Haliti, po merr pjesë në Konferencën e përbashkët të Grupit Special të Mesdheut dhe Lindjes së Mesme të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Parlamentin italian

Delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga nënkryetari i Kuvendit, njëherësh udhëheqës i Delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Xhavit Haliti, po merr pjesë në Konferencën e përbashkët të Grupit Special të Mesdheut dhe Lindjes së Mesme të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Parlamentin italian në Romë.

Në këtë konferencë, e cila do të zgjasë deri më 29 tetor 2016, do të adresohen zyrtarë të lartë shtetërorë, si: Laura Boldrini - kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, Andrea Manciulli - kryetar i Delegacionit italian në AP të NATO-s, Paolo Gentiloni, ministër i Punëve të Jashtme, Abdul Raouf Ibrahimi, kryetar i Dhomës së Popullit të Afganistanit, gjeneralmajor Guglielmo Miglietta, ish-komandant i KFOR-it, gjeneral Claudio Graziano, shef i Shtabit të Forcave Ushtarake Italiane, ambasadori Brett Mcgurk, i dërguar special nga Departamenti Amerikan i Shtetit për luftën kundër ISIS-i, si dhe Roberta Pinotti, ministre e Mbrojtjes.

Në këtë konferencë do të trajtohen temat lidhur me situatën e sigurisë në Libi dhe Afrikën e Veriut, menaxhimin e flukseve të emigrantëve dhe kontrollin e kufijve në Evropë, Ballkani Perëndimor - lidhja strategjike në mes të rajonit Mena dhe Evropës, situata e sigurisë në Siri dhe Irak, radikalizmi dhe terrorizmi në Evropë dhe Ballkan.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po zhvillon takime bilaterale me përfaqësues në AP të NATO-s, ku po diskuton tema të cilat kanë të bëjnë me të ardhmen e shtetit të Kosovës në AP të NATO-s dhe NATO-n.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...