27 Tetor 2016 - 17:34
Ramiz Kelmendi, që kishte garuar në zgjedhjet e kaluara si anëtar i PDK-së, ishte tërhequr më pas nga kjo parti, për të dalë deputet i pavarur. Nga pardje ai është anëtari i LDK-së, e sot mori pozitën e zëvendëskryeministrit. Lexo më shumë.
Bajram Zejnullahu, përndryshe vëllai i heroit Hakif Zejnullahu, kishte marrë 8 mijë e 86 vota. Zejnullahu është anëtar i bordit të Agjencisë Kosovarë të Privatizimit (AKP).
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) që udhëhiqet nga Kadri Veseli është partia që më së shumti po i ndërrohen deputetët, me arsyen se disa prej deputetëve që kanë fituar mandate në zgjedhjet e fundit po detyrohen të japin dorëheqje nga pozita e ligjvënësit për shkak të përpalljes me drejtësinë.
Pasi dorëzuan postin e deputetit kohë më parë, Rrustem Mustafa-Remi, Latif Gashi-Lata dhe Azem Syla, një gjë të tillë e ka bërë dy ditë më parë edhe deputeti Fadil Demaku, pasi që Gjykata e Apelit, konfirmoi dënimi prej tre vitesh burgim që ka dhënë Gjykata Themelore e Mitrovicës rastin e njohur si “Drenica II”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...