FSK e dëshmon gatishmërinë për t’u bërë ushtri

27 Tetor 2016 - 17:24      

Pritja e refugjatëve ne kufi, sistemimi i tyre, ndalimi i kontrabandimit me refugjatë nga ana e trafikantëve, menaxhimi i krizës, operacionet humanitare dhe fatkeqësitë natyrore, ishin disa nga skenat e improvizuara nga pjesëtarët e FSK-së në ushtrimin fushor “Shqiponja 5”, i cili u mbajt në Nashec.

Ministri i Forcës së Sigurisë, Haki Demolli, i cili ishte i pranishëm në përmbyllje të këtij ushtrimi tha se qëllimi kryesor i këtij ushtrimi fushor, është që të testohet, demonstrohet dhe verifikohen kapacitetet njerëzore dhe ushtarake të FSK-së si dhe kapacitetet teknike për sfidat e ndryshme, çoftë ato të karakterit humanitar por edhe te karakterit të sigurisë. Ndërsa tha se me kapacitete që e ka dhe të cilat po i tregojnë çdo ditë, FSK është e gatshme që të bëhet ushtri.

“Nga ajo çka pat ju, e nga ajo që pamë ne, mund të themi lirisht se FSK është e gatshme për t’i kryer funksionet, aktivitetet dhe veprimtaritë e parapara sipas mandateve kushtetuese dhe ligjore. FSK është e gatshme që të marrë obligime dhe detyra të tjera. Që do të thotë ta ndërroj mandatin dhe misionin e vet dhe të transformohet në forcë të armatosur të Kosovës. Nga ky vend kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës, sa më parë që është ë mundur t’i aprovoj amendamentet kushtetuese, të aprovoj Draftligjin, të cilin tanimë ia kemi përcjell Qeverisë së Kosovës, sepse vërtetë FSK është e gatshme për transformim në forcë të armatosur të Kosovës. Me qëllim të krijimit të një force, e cila në të ardhmen do të jetë e gatshme që së bashku me Qeverinë e Kosovës, të integrohet në NATO dhe integrime tjera euroatlantike”, tha ai.

E komandanti i FSK së Rrahman Rama tha se qëllimi i këtij ushtrimi ka qenë vlerësimi i kapaciteteve të FSK-së. Ndërsa tha me profesionalizimin e treguar të FSK-së është arritur qëllimi dhe synimi i tyre.

“Qëllimi kryesor i këtij ushtrimi, ka qenë që të behet vlerësimi i kapaciteteve të FSK- së, por njëkohësisht t’i testojmë qofte ne kuptimin profesional personelin tonë, por edhe pajisjet me parterët tanë. Qëllimi ka qenë që te jemi të ndëveprueshëm dhe me partnerët tanë, por njëkohësisht dhe me institucionet vendore. Unë mendoj që me ketë ushtrim, me këtë profesionalizëm të treguar, e kemi arritur qëllimin dhe synimin tonë. Kjo po dëshmon edhe njëherë së FSK është e gatshme, i ka arritur kapacitetet e veta është e gatshme të punoj, bazuar në mandatin që e ka. Por gjithmonë duke u parapërgatitur edhe për detyra të reja që mund të dalin në të ardhmen”, tha ai.

Ndryshe, ushtrim fushor “Shqiponja 5”, i cili ka zgjatur pesë ditë, është mbajtur në bashkëpunim me gardën nacionale të AIOW-as si dhe pjesëtarë të ushtrisë amerikane për Evropë. Ne të kanë qenë të kyçur dhe pjesëtarë të KFOR-it. Demonstrimi i kapaciteteve njerëzore dhe teknike të FSK- së, është zhvilluar në praninë e vëzhguesve ushtarak të vendeve mike si Shqipëria, Maqedonia, Kroacia dhe Sllovenia.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...