Publikohet raporti për identifikimin e personave të paregjistruar në Kosovë

27 Tetor 2016 - 16:27      

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka publikuar Raportin e Grupit punues për identifikimin e pjesëtarëve të paregjistruar në Kosovë, me fokus komunitetin, rom, ashkali dhe egjiptian.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Lulzim Ejupi, tha se ky ka qenë një projekt i një rëndësie të veçantë për regjistrimin e këtyre qytetarëve, sepse është e drejtë që secili qytetar duhet të jetë i regjistruar.

“Agjencia e Regjistrimit Civil ka krijuar lehtësira për regjistrimin e këtyre personave, si lirimi nga taksat dhe ka pasur një koordinim për të gjithë aktivitetin në nivelin e duhur. Ky aktivitet do të vazhdoj edhe me personat që kanë mbetur pa regjistruar, me një koordinim edhe me partnerët në këtë projekt”, theksoi Ejupi.

Ndërsa shefi i Misionit të UNHCR në Kosovë, Narasimha Rao, vuri në dukje se janë bërë përpjekje për të ndihmuar në krijimin dhe lehtësimin e regjistrimit të qytetarëve të pa regjistruar.

Ai tha se regjistrimi është bërë për qytetarët që janë brenda Kosovës dhe atyre që janë jashtë Kosovës, si në Mal të Zi dhe Maqedoni.

Raporti u publikua me të gjeturat e një studimi për numrin e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve që nuk kanë dokumente personale.

Të gjeturat e këtij studimi janë: nga gjithsej intervistimi i 24.532 pjesëtarëve në 5.383 familje të këtij komuniteti, vetëm 618 janë të paregjistruar askund në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...