BBC: Dashuria mes Kosovës dhe Clintonëve

27 Tetor 2016 - 15:02      

Pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BBC ka shkruar një artikull për lidhjen e Kosovës me familjen Clinton, por edhe me Amerikën në përgjithësi.

Në artikullin e gjatë të televizionit britanik janë përmendur rrugët dhe bulevardet me emrat e presidentëve amerikanë.

“ ‘Bulevardi Bill Klinton’ është nderim nga shqiptarët në Kosovë që e mbajnë në rrugën kryesore”, thuhej në shkrimin e BBC-së.

“Prishtina nuk ka vetëm rrugë për nder të tij. Gjithashtu ka vendosur një statujë të Bill Clintonit, më të madhe se trupi i tij, dora e tij shpreh mikpritjen. Ishte vetë presidenti që zbuloi monumentin gjatë vizitës së tij në Prishtinë në vitin 2009”, thuhej më tej.

“Ky adhurim shtrihet në tërë familjen e Clintonit. Vetëm pak metra statujës, është një butik i femrave me emër të Hillaryt. Kjo edhe më shumë i shton elemente aferës”, shkruan BBC.

“Ne vlerësojmë lart familjen Clinton”, ka thënë Elda Morina, anëtare e familjes që ka hapur dyqanin me emrin e Hillaryt në Prishtinë, transmeton Koha.net.

“Ata mundësuan që gjithë bota të mësojë problemet tona. Fal tyre të gjithë e dinë se kush janë kosovarët. Bill Clintoni është presoni që zbuloi vuajtjet tona – që prej atëherë të gjithë kemi simpati ndaj familjes Clinton”, thotë ajo.

BBC shkruan se shqiptarët vlerësojnë se Clintoni mundësoi bombardimet e NATO-s, të cilat i dhanë fund luftës në Kosovë gjatë vitit 1999.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...