FSK e gatshme për ushtri

27 Tetor 2016 - 14:28      

Sot është përmbyllur ushtrimi fushor “Shqiponja 5” e Forcave të Sigurisë të Kosovës.

Në përmbyllje ka marrë pjesë edhe ministri i Forcës së Sigurisë Haki Demolli.
Demolli tha se qëllimi kryesor i këtij ushtrimi fushor është që të testohen respektivisht të demonstrohet dhe dëshmohet dhe verifikohen në radhë të parë kapacitetet njerëzore, ushtarake të FSK-së dhe kapacitetet teknike për sfidat e ndryshme qoftë ato të karakterit humanitar por edhe te karakterit të sigurisë.

“Ky demonstrim i këtyre kapaciteteve të FSK-së qofshin njerëzore dhe teknike është zhvilluar në praninë dhe vëzhgimin e vëzhguesve ushtarak të vendeve mike që kane qenë të pranishme gjatë ushtrimit. Kemi pas vëzhgues ushtarak nga Shqipëria, Maqedonia, Kroacia si dhe Sllovenia. Nga ajo që pamë ne mund të themi lirisht se FSK është e gatshme për t’i kryer funksionet aktivitetet dhe veprimtaritë e parapara sipas mandateve kushtetuese dhe ligjore. FSK është e gatshme që të marrë obligime dhe detyra të tjera. Që do të thotë ta ndërroj mandatin dhe misionin e vet dhe të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës”, tha Demolli.

Ministri i FSK-së nga Nasheci ku edhe është mbajtur ushtrimi sotëm kërkoi nga Kuvendi i Kosovës sa më parë që është e mundur t’i aprovoj amendamentet kushtetuese, të aprovoj draftligjin të cilin FSK ia ka përcjellë Qeverisë së Kosovës, pasi që sipas tij FSK është e gatshme për transformim në Forcë të Armatosur.

“Me qëllim të krijimit të një force e cila në të ardhmen do të jetë e gatshme që së bashku me qeverinë e Kosovës te integrohet në NATO dhe integrime tjera euroatlantike.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...