Rama-opozitës: Ju shqyenit pula si ballistët

27 Tetor 2016 - 13:46      

Debati për dekorimin e 67 anëtarëve të Ballit Kombëtar nga presidenti Nishani është zhvendosur në sallën e Kuvendit, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka. Kryeministri tha se është me partizanin dhe jo Ballin Kombëtar, duke i akuzuar demokratët si pasardhës të këtyre të fundit.

“E para e punës unë jam me partizanin, jo Ballin Kombëtar. Kjo nuk është sekret dhe asnjë arsye për të ardhur këtu në emër të Ballit Kombëtar e të bësh ithtarin. Këtu mund të numëroni vetëm sa pula keni shqyer kur keni qenë në qeveri dhe e keni trajtuar shtetin si pulë që e keni shqyer nga të gjitha anët. Jeni pasardhës të rengatëve dhe tradhtarëve të Ballit Kombëtar. Keni të drejtë t’i dekoroni, sepse jeni njësoj si ata. E dyta kur shkoni te Varrezat e Dëshmorëve dhe përuleni atje se s’keni rrugë tjetër, te partizani shkoni përuleni dhe atje do shkoni”, tha Rama.

Në replikë ndaj tij, kreu i grupit parlamentar Edi Paloka tha se është djalë partizani dhe se është krenar për ato që kanë bërë prindërit e tyre.

“Sa për atë pjesë ballist partizan, im atë ka qenë partizan. Dhe Mehmet Shehu vetë për aktin që kreu kërkoi ndjesë e quajti gabim. Ky zotëria na thotë që ne quhemi pasardhës, sigurisht ti je rritur nën hijen e atyre monumenteve po nuk është mburrje. Mburresh me aktet e tët eti po nuk është mburrje. Ne do vazhdojmë të jemi krenar për ato që kanë bërë baballarët tanë dhe ato që bëjmë vetë”, tha Paloka.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...