Kadaj - Bujupi : Thaçi ua hapi derën akuzave për UÇK-në

27 Tetor 2016 - 13:11      

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj Bujupi, thotë se deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke shfaqur hipokrizi në lidhje me dënimet e luftëtarëve të UÇK-së për krime lufte.

Kadaj Bujupi konsideron se është presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po ua hapë derën akuzave për UÇK-në, duke u përkulur para pllakës përkujtimore të serbëve, për të cilët tha se është kryer gjenocid.

“Shumë nga këta deputetë të cilët sot shtiren se janë të shqetësuar me atë se çka po ju ndodh ushtarëve të UCK-së janë të njëjtit që kanë votuar , prej kohës janë distancuar nga UÇK-ja ashtu sikurse Hashimi sa herë përmendej Gjykata Speciale”, tha Kadaj Bujupi.

Ajo tha se sot deputetët e Kosovës sot po shtiren, derisa ka shtuar se asnjëherë Kosova nuk ka ngritë padi për të dëbuarit në luftën e Kosovës.
Ajo ka ngriti pyetjet se sa individë serbë janë arrestuar për krime, masakra e përdhunime gjatë luftës së Kosovës.
“Ndërkohë që në Prishtinë po dënohet UÇK-ja, në Serbi arrestohet një shqiptar”, tha ajo.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...