O`Connell: Dënimet për korrupsion të ulëta

27 Tetor 2016 - 12:59      

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O`Connell ka thënë se ndjen keqardhje që në Kosovë dënimet për korrupsion janë të shumta në profilet e ulëta dhe të mesme ndërsa janë të rralla dënimet për profilin e lartë.

Sipas tij, ka shumë mangësi në sistemin e drejtësisë.

“Jemi dëshmitarë që kjo dukuri e rrezikon shtetin e Kosovës. Është në interesin e Britanisë që Kosova të jetë e fortë, e një gjyqësor i fortë është mënyra e vetme që të luftohet krimi e korrupsioni.” tha ambasadori britanik në tryezën e Institutit të Kosovës për Drejtësi me temën "Luftë kundër korrupsionit", që po mbahet në Prishtinë.

Ai ka ripërsëritur se korrupsioni është kanceri i këtij shteti të ri. Ambasadori ka kujtuar se luftimi i korrupsionit është një nga kushtet për liberalizimin e vizave.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...