27 Tetor 2016 - 12:49
Gjatë fjalës së saj, ajo tha se fuqizimi i sundimit të ligjit është e vetmja rrugë për të ndërtuar një shtet ligjor dhe ndërtimi i shtetit ligjor do të fuqizojë edhe pozitën e Kosovës duke realizuar me sukses procesin euro integrues. “Efikasiteti i sistemit të drejtësisë është qenësor për t’u siguruar qytetarëve qasje të barabartë në drejtësi dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, të garantuara me Kushtetutën dhe ligjet e vendit”.
Hoxha theksoi tutje se ka detyrim dhe obligim ligjor që qytetarëve t’u ofrohet siguri juridike dhe qasje e barabartë në drejtësi, sepse cenimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, qasja e vonuar në drejtësi, ndikon negativisht edhe në zhvillimin ekonomik të vendit dhe tërheqjen e investimeve. Ministrja po ashtu shtoi se kemi për obligim t’ua forcojmë besimin në sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit, jo vetëm qytetarëve, por edhe investitorëve, miqve tanë, atyre që na besuan dhe kontribuuan për Republikën e Kosovës.
Ajo shtoi se prioritet gjatë këtij mandati, është lufta kundër korrupsionit, “unë jam zotuar se do të angazhohem për të dinamizuar proceset dhe për të fuqizuar sundimin e ligjit dhe përmirësimi i legjislacionit dhe mbikëqyrja e zbatimit të ligjit është një ndër hapat në drejtim të fuqizimit të sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...