Delawie: Korrupsioni nuk luftohet me zyrtarë të korruptuar

27 Tetor 2016 - 12:42      

Nuk mund të luftohet korrupsioni me zyrtarë të korruptuar”, ka deklaruar Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, raporton KTV. Ai ka thënë se eliminimi i korrupsionit është i pamundshëm.

Në tryezën për performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit, ambasadori amerikan është shprehur se secili person që është i përfshirë në vepra të korrupsionit duhet të marrë dënimin e merituar.
“Nuk mund të luftohet korrupsioni me zyrtarë të korruptuar. Korrupsioni po i dëmton investimet, po e rritë varfërinë”, ka thënë Delawie.

Ndërsa Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O'Connell ka thënë se ndjen keqardhje që në Kosovë dënimet për korrupsion janë të shumta në profilet e ulëta dhe të mesme ndërsa janë të rralla dënimet për profilin e lartë. “Jemi dëshmitarë që kjo dukuri e rrezikon shtetin e Kosovës. Është në interesin e Britanisë që Kosova të jetë e fortë, e një gjyqësor i fortë është mënyra e vetme që të luftohet krimi e korrupsioni ”, tha ambasadori britanik. Ai ka ripërsëritur se korrupsioni është kanceri i këtij shteti të ri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...