Në Kosovë janë bërë ndryshime të thella demokratike

27 Tetor 2016 - 12:25      

Në kuadër të shënimit të shtat vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është organizuar konferenca me titull “Kontrolli incidental si mekanizëm Kushtetues në sigurimin e kushtetutshmërisë së ligjeve në vendet në tranzicion” në të cilën kanë marr pjesë edhe kryetarët e Gjykatave Kushtetuese nga Shqipëria dhe Maqedonia, gjyqtar të Gjykatave Kushtetuese nga Bullgaria, Turqia dhe Portugalia, si dhe ekspert të ndryshëm të Kushtetutës.

Në këtë konferencë ka marr pjesë Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha e cila pasi që ka përshëndetur të pranishmit, ka falënderuar Kryetaren e Gjykatës Arta Rama Hajrizi dhe e përgëzoj për angazhimin e saj në këtë institucion.

Në hyrje të fjalës së saj, transmeton Koha.net, Hoxha tha se që nga shpallja e pavarësisë, Republika e Kosovës i është nënshtruar një sërë ndryshimesh të thella demokratike që e karakterizojnë rendin e shteteve moderne ku mbizotëron demokracia kushtetuese dhe themelimi i Gjykatës Kushtetuese ka kompletuar mekanizmat e domosdoshëm juridik për demokracinë kushtetuese, duke u bërë gardian i mbrojtjes së Kushtetutës, njëherit duke garantuar stabilitetin demokratik kushtetues përmes interpretimit të kushtetutshmërisë.
Demokracitë kushtetuese, mbrojnë vlerat kushtetuese, duke filluar nga barazia para ligjit, ndarja e pushteteve, e drejta e fjalës dhe e shprehjes, liria e besimit, e drejta e pronës dhe të drejtat e tjera, dhe me këtë rast ajo theksoi se “demokracia kushtetuese përfaqëson demokracinë e vërtetë të një shteti demokratik, të një shteti ligjor, demokracia kushtetuese nuk mund të ndërtohet dhe të funksionojë me vlerat e pjesshme të saj, por ndërtohet dhe funksionon duke respektuar dhe mbrojtur të gjitha vlerat kushtetuese dhe demokratike”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...