27 Tetor 2016 - 12:19
Në këtë konferencë ndër tjerë, morën pjese, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, si dhe kryetarë të Gjykatave Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, asaj të Maqedonisë, gjyqtarë nga Bullgaria, Portugalia dhe Turqia, dhe gjyqtarë nga vendi.
Para të pranishmëve, zëvendëskryeministri Kuçi tha se konferencat tanimë janë bërë pjesë e përditshmërisë së institucioneve publike e shpesh herë edhe formalitete. “E veçanta e Konferencës për ditën Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese qëndron në faktin se përveç që mbledh krerët e institucioneve gjyqësore të vendit për të përshëndetur dhe vlerësuar punën e Gjykatës Kushtetuese, shërben si forum për diskutimin e një çështje të veçantë që ndërlidhet me punën e gjykatës Kushtetuese dhe garantimit të zbatimit të Kushtetutës”, theksoi zëvendëskryeministri Kuçi.
Në vendet në tranzicion, e veçanërisht në sistemet Civile si në rastin e Kosovës, kërkohet kohë deri sa të krijohet sistemi funksional juridik vetë-funksional. Krijimi i kulturës Juridike kërkon besim në institucionet e drejtësisë. Ky besim nuk arrihet lehtë. Sidomos në shoqëritë e dala nga luftërat apo regjimet komuniste, institucionet shtetërore dhe gjyqësore shihen me sy negativ. Për qytetarët të pasurit e mekanizmave shtesë që garantojnë dhe mbrojnë të drejtat e tyre është masë më e lartë e sigurisë së funksionimit të një shteti demokratik.
Nuk ka asnjë dyshim se Gjykata Kushtetuese e Kosovës është institucion kyç në sistemin shtetëror të Kosovës dhe roli i saj është dëshmuar tani e sa vite që të mbrojtjen e kushtetutshmërisë në raport me individin apo edhe në raste të çështjeve politike - duke dhënë një sërë vendimesh me ndikim në vend. Ajo çka është me rëndësi, që edhe në Kosovë sikurse në shumicën e sistemeve Kushtetuese në Evropë dhe më gjerë Gjykata Kushtetuese gëzon pavarësi në ushtrimin e kompetencave të veta, dhe është e ndarë nga sistemi i rregullt i gjykatave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...