27 Tetor 2016 - 11:59
Vuçiq ka shtuar se për këto çështje do të bisedojë në mbledhjen e qeverisë dhe në takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Federice Mogherini.
Ai u tha gazetarëve se ajo që i kërkohet Serbisë është e pabesueshme dhe tregon se dikush nga pala e Prishtinës nuk dëshiron dialog, por dëshiron poshtërimin e Serbisë.
“Ne jemi të vendosur për dialog, jemi të gatshëm për lloje të ndryshme kompromisesh, por kjo në këso rrethanash është e pamundur. Sa herë kemi heshtur rreth gjenocidit të pakuptimtë, jo vetëm pse kemi dashur të ecim përpara në rrugën europiane, por edhe pse jemi të bindur se marrëdhëniet e mira me shqiptarët janë parakusht i përparimit në rajon”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.
Ministresha për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, më herët ka thënë se Prishtina për vazhdim të dialogut në Bruksel kërkon si kusht që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, të paguaj dëmet e luftës dhe të përcaktojë kufijtë e ndërsjellë.
Kryeministri i Serbisë po ashtu ka shfaqur dyshimin se ato deklarata janë dhënë krye në vete dhe ka shtuar se ato nuk i kontribuojnë zgjidhjes së problemeve.
Duke u përgjigjur në pyetjen rreth përpjekjeve të mundshme për destabilizimin e situatës në rajon, Vuçiq tha se nuk ka drojë për asgjë, porse shpreson se këtë askush nuk e do.
“Gjithnjë kam shpresë se askush nuk dëshiron destabilizimin e situatës në Ballkan. Por, gjithë ajo që po ndodh nuk është në favor të shpresave të mia... E di ku e ka vendin Serbia dhe asnjëherë nuk do të lejoj që dikush të gjuan gurin në Serbi dhe unë të mos përgjigjem. Por nuk dua të shes trimëri me trupat e huaj ose me paratë e huaja. Puna jonë është të ruajmë paqen. Vazhdimisht jemi të gatshëm të bisedojmë, por jo me kushtet me të cilat ne do të poshtërohemi. Nuk ka dialog nëse shtroni kushte. Atëherë ai nuk është dialog. Druaj se disa nuk po e kuptojnë”, është shprehur Vuçiq.
Vuçiq theksoi se situata nuk është e thjeshtë nga shumë arsye dhe druan se kjo do të mund të çrregullonte gjithë rajonin sa i përket tërheqjes së investimeve të reja dhe, ajo që është më e rëndësishmja – në përmirësimin e rezultateve ekonomike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...