Berisha kërkon që me rezolutë Hashim Thaçi të shpallet tradhtar i vendit

27 Tetor 2016 - 11:54      

Zafir Berisha, deputet i Nismës për Kosovën konsideron se debati i sotëm në Kuvend rreth vlerave të luftës së UÇK-së është i kotë.

Ai ka fajësuar deputet e Kuvendit të Kosovës se kanë nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare për t’I gjykuar djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai madje tha, se aty ndodhen deputetë të cilët duan t’i shesin mend nënës së vëllezërve Demaku, për të cilët Gjykata e Apelit shpalli aktvendimin për dënim me burg.

“Kjo legjislaturë nuk ka moral me fol për UÇK-në, së paku mendja me i shku nuk ka të drejtë. Është kjo legjislaturë e cila ka nxjerrë ligje e vendime për me e luftuar UÇK-në në dhe luftën e drejtë të çlirimtarëve. E tash ne me dalë këtu e me shit mend para nënës së vëllezërve Demaku nuk është e drejtë”, citon kp të ketë thënë Berisha.

Ai tha se përgjegjës për devalvimin e luftës çlirimtare është presidenti Hashim Thaçi. Madje ai kërkoi që përmes rezolutës Thaçi të shpallet tradhtar i vendit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...