Selimi: Ju që e votuat Specialen, çfarë po kërkoni në debat

27 Tetor 2016 - 11:35      

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi gjatë fjalimit të tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për debatin rreth vendimit gjyqësor kundër “Drenica 2”, ka fajësuar deputetët që votuan Gjykatën Speciale, të cilët sipas tij, votuan për dënimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Mund të mos i dalloj ata të cilët e kanë votuar ose jo dikur gjykatën speciale por këta janë. Atyre që dje e kanë votuar gjykatën speciale do të ju thosha çfarë kërkuat në këtë debat? Ata e kanë mbjellë farën për tu dënuar ish pjesëtarët e UÇK-së”, ka thënë Selimi.

Deputetët që votuan Specialen, Selimi ka thënë se të njëjtit aprovuan amnistinë e kriminelëve serbë.

“Për çfarë vlera flasin ata deputetë që me veprime të tilla i shkelin këto vlera dhe i dënojnë paraprakisht këto vlera. A nuk jeni ju deputetët e njëjtë që keni votuar edhe për amnistinë e kriminelëve serb e sot vini këtu derdhni lot krokodili? A nuk jeni ju që keni kërkuar vazhdimin e mandatit të EULEX-it e tash po dilni i kundërshtoni vendimet e tyre? Nuk është rasti i parë, sikur po i njëjti grup ka bërë thirrje për rastin Kiqina. Kërkuan rezolutë e pastaj të njëjtit kërkuan të heqim dorë nga ajo rezolutë. Ju sot nuk keni të drejtë të flisni në emër të UÇK-së, nuk keni të drejtë të flisni në emër të atyre që i keni çuar në burg e atyre që i keni lënë edhe pa pensione. Nuk keni të drejtë të flisni në emër të atyre që ua sollët Gjykatat mbi kokë. Ne edhe kolegët e mi që i kundërshtuam flasim me ballë hapur”, ka shtuar Selimi.

“Kuvendi i Kosovës po bën një lojë sa për t’ua zbutur zemrat familjarëve. Kam një pyetje për ju që e keni votuar gjykatën speciale? A do të thërrisni kësi debati sikur ata të dënoheshin nga gjykata speciale. Sot ju do të duhej të ndaheshit ose me EULEX ose me UÇK. Ky debat që po mbahet pas një vendimi të gjykatës e do të duhej të ishte një debat para një vendimi. Propozoni një rezolutë ku nuk i njihni vendimet e gjykatës së EULEX-it pastaj kërkoni kontributin tonë”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...