Marrëveshje për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

27 Tetor 2016 - 11:31      

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale,.Arban Abrashi, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi në funksion të punësimit të personave më aftësi të kufizuara, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua në bashkëpunim me Shoqërinë Ndërkombëtarë për Bashkëpunim SHB/GIZ, Down Syndrome Kosova (DSK) dhe Drejtoria Regjionale e IB Jugperëndim ShP. Ndihmë për të Hendikepuarit (International Behidertenhilfe), që nënkupton implementimin e projektit për përkrahjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara dhe krijimin e mundësive të barabarta në tregun e punës, i cili projekt do të ndihmojë në krijimin e vendeve të reja të punës në mënyrë sistematike për personat me aftësi të kufizuara.

Me këtë rast ministri Abrashi falenderoi Qeverinë Gjermane dhe GIZ-in për mbështetjen e vazhdueshme që janë duke ja ofruar MPMS-së në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional, përmes zbatimit dhe financimit të projekteve të ndryshme në nivel qendror dhe lokal, të cilat projekte kanë për qëllim krijimin e mundësive për punësim dhe aftësim profesional, për të gjithë të papunët dhe punëkërkuesit e regjistruar në zyrat e punësimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...