Drecun: Të fuqishmit pas Prishtinës, çfarë kërkojnë nga Beogradi?

27 Tetor 2016 - 11:30      

Kryetari i Këshillit Parlamentar të Serbisë për Kosovë e Metohi, siç e quan Beogradi shtetin e Kosovës, Millovan Drecun, tha se Bruksesli do të duhej të saktësonte se çfarë kërkon në fakt nga Serbia.

Këtë koment ai e bëri pas informatave se në tetor nuk do të hapet asnjë kapitull i ri i negociatave midis Serbisë e BE-së, raporto RTS, transmeton Koha.net.

Duke folur për kushtet e reja të cilat përfaqësuesit e delegacionit të Prishtinës ia kanë dorëzuar zyrtarëve europianë për vazhdimin e dialogut me Beogradin, Drecun tha se Prishtina shihet qartë se nën patronazhin e disa strukturave në Bruksel synon pengimin e asaj për të cilën është marrë vesh në Bruksel, sidomos formimin e Bashkësisë (Asociacionit) të Komunave Serbe.

“Nuk kemi dilema se bëhet fjalë për reaksionin e sinkronizuar i cili ka për qëllim ta detyrojë Beogradin që përmes Kapitullit 35 ta njohë Kosovën si njëfarë shteti, ndërsa rruga e arritjes së këtij qëllimi është kërcënimi me ndërprerjen e dialogut”, është shprehur Drecun, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se Prishtina gjatë muajve të fundit”politikisht po sillet në mënyrë ekstreme” ndërsa Brukseli me reagime të buta kundruall sjelljeve të tilla të Prishtinës po motivon shqiptarët që politikisht të sillen në mënyrë ekstreme.

Drecun ka shtuar se kur bëhet fjalë për hapjen e kapitujve të rinj me BE-në do të ketë hapësirë manovrimi po deshi Brukseli e Uashingtoni, por Serbia nuk mund të pranojë që procesi i normalizimit të marrëdhënieve të reduktohet me negociatat me njëfarë shteti të Kosovës dhe të heq dorë nga prona e saj.

“Serbia ka dhënë mesazh fuqishëm se është kapërcyer kufiri”, është shprehur Drecun.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...