Pajaziti: Nuk bëhet drejtësi me një dëshmi të një dëshmitari pa emër

27 Tetor 2016 - 11:23      

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së dhe iniciuesi i seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për diskutimin rreth gjykimit të grupit “Drenica 2”, ka fjalimin e tij në seancë ka thënë se vendimi për ish-pjesëtarët e UÇK-së ka shkaktuar shqetësime në Kosovë.

Gjithë jemi dëshmitarë që lufta çlirimtare ishte luftë për liri. Luftën nuk e dëshiruam por ishim të shtrënguar të luftojmë pasi kishim dështuar në forma paqësore. Duke qenë luftë e pastër dhe e drejtë ju jemi mirënjohës atyre që na ndihmuan në forcimin e shtetit. Kosova është shpallur shtet sovran e i pavarur me ndihmën e miqve tanë SHBA-ve e BE-së dhe këtë partneritet do ta ruajmë edhe më tej. Ne kemi luftuar brez pas brezi për një shtet të së drejtës, prandaj ne të zgjedhurit e popullit duhet të jemi të kujdesshëm që asnjë pushtet të mos degjeneroj me vendimet e tij në emër të drejtësisë e sistemit ligjor”, ka thënë Pajaziti.

“Drejtësia përveç që duhet të jetë e drejtë e duhet të jetë bindëse në vendimet që i merr. Ne jemi të vetëdijshëm që askush nuk duhet ë jetë mbi ligjin, por fjala dëshmi duhet të jetë jo vetëm bindëse për avokatin mbrojtës, por të binden qytetarët e edhe vetë i akuzuari të pranojë fajësinë, por po ndodh e kundërta. Ne nuk guxojmë të lejojmë që për agjenda politike të kemi vendime pa fakte e që sjellin vendime me fakte të fabrikuara. Ne të gjithë betohemi që do të punojmë për shtet të së drejtës, ju shtrohet pyetja të gjithë mekanizmave ndërkombëtar: si të binden qytetarët me vetëm një dëshmi e vetëm të një dëshmitari pa emër? Kërkoj që në fund të këtij debati ta formulojmë një rezolutë e të dëshmojmë edhe njëherë kur ka të bëjë me vlerat të jemi të gjithë bashkë”, ka thënë deputeti i PDK-së.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...