BE dhe KGJK kërkojnë që Kuvendi të mos komentojë vendimet gjyqësore

27 Tetor 2016 - 11:18      

Zyra e BE-së në Prishtinë ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të përmbahet duke mos komentuar vendimet gjyqësore.

Në një përgjigje për KTV-në, iu është kujtuar deputetëve që pushtetet janë të ndara, si një nga parimet themelore të demokracisë.

“Parlamenti është vend ku bëhet debat politik për çështjet kryesore në interes të popullit. Ky debat megjithatë, duhet të jetë në përputhje të plotë me ndarjen e pushteteve, gjyqësore, ekzekutive dhe legjislative, si themel i demokracisë. Zyrtarët e zgjedhur dhe autoritetet publike, përfshirë deputetët, duhet të përmbahen nga vënia në pikëpyetje e vendimeve gjyqësore meqenëse zbatimi i parimeve të ligjit kërkon respektim të pakushtëzuar të vendimeve gjyqësore dhe ndarjen e pushteteve”, ka thënë Zyra e BE-së.

Për debatin në Kuvend, ka reaguar edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, duke kërkuar nga partitë politike që të përmbahen nga deklarata lidhur me vendime gjyqësore.

“Vendimet e gjykatës janë vendime të bazuara në ligj,andaj kushdo që kërkon ndërhyrje në këto vendime bënë ndërhyrje të drejtpërdrejtë dhe cenon punën e pavarur të gjyqësorit. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është duke bërë të pamundurën që të kthehet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë, kështu që një veprim i tillë është pengesë në realizimin e këtij qëllimi”, thuhet në reagim të KGJ-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...