27 Tetor 2016 - 11:07
Siç njofton portali vojvodinas autonomija, këta shqiptarë në Suboticë jetojnë pahetueshëm, nuk kanë seli të ndonjë këshilli kombëtar ose ndonjë shoqatë e kur përmenden ndonjëherë, kjo bëhet kryesisht për të keq.
Sipas portalit, pak kush di se disa familje shqiptare janë shumë aktive në punën humanitare e shembull për këtë janë furruat e tyre “Proleće” dhe “Arena”, të cilat kanë ndihmuar nxënësit e shkollës speciale “Žarko Zrenjanin” që të mos mbeten të uritur.
Në këtë shkollë, 80 për qind e nxënësve vijnë nga familje që jetojnë buzë skamjes. Këta fëmijë nuk mbeten të uritur falë aksionit të furrtarëve shqiptarë nga Subotica e të ndihmuar edhe nga pushteti lokal.
Kështu, Isen Martinaj, pronar i furrës “Proleće”, në bashkëpunim me pushtetin lokal, gjatë vitit 2014, për 180 ditë, ka siguruar shujta për këta nxënës.
Agron Martinaj, i biri i pronarit të furrës gjatë këtij aktiviteti pati ftuar edhe të tjerët të ndihmonin nxënësit në nevojë e që në shkollën e përmendur janë 114 sish.
Pas kësaj furre, në vitin 2015 detyrimin e kishte marrë furra “Arena” e pronarit Fitim Çenaj, e cila ka dërguar shujta për 90 nxënësit e shkollës.
Bëhet fjalë për 20 mijë racione për vitin 2014 dhe për 15 mijë racione për vitin 2015.
Furra e shqiptarëve edhe në këtë qytet janë djegur nga huliganë serbë në vitin 2014, menjëherë pas ndeshjes Serbi – Shqipëri që u ndërpre më 14 tetor 2014 në minutën 41, pas lëshimit të dronit i me hartën e viseve etnike të shqiptarëve dhe pas rrahjes së lojtarëve shqiptarë në fushë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...