27 Tetor 2016 - 10:39
Ky kapitull ka të bëjë me politikën e jashtme dhe sigurinë, ndërsa ndër vendet që kundërshtojnë hapjen e procedurave më të zëshme janë Gjermania, Britania e Madhe dhe vendet e Paktit të dikurshëm të Varshavës – Çekia, Hungaria, Bullgaria, Polonia dhe Rumania.
Nga Serbia kërkohet, ndër të tjera, të jetë më aktive në harmonizimin e politikave të saj me BE-në dhe që të rrisë përqindjen e pajtueshmërisë me deklaratat dhe rezolutat e Brukselit ndaj vendeve të treta, që po bie nga viti në vit.
Vjet e parvjet Serb ia nuk ka mbështetur 30 dokumente të BE-së, që bëjnë gati gjysma e deklaratave të përgatitura nga BE-ja. Nga 62 deklaratat e Brukselit Serbia nuk është pajtuar vetëm me një, që lidhej me respektimin e të drejtave të njeriut në Kinë.
Marina Joviqeviq, u.d. e ndihmësit të shefit të diplomacisë për BE-në, tha se qëndrimi i Serbisë që nga fillimi ka qenë i qartë se për shkak të Kosovës nuk ka pasur mundësi të harmonizohet me pozicionet e BE-së ndaj shteteve si Rusia e Kina, që janë vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të KB.
Igor Novakoviq nga Fondi Isak (Qendra për çështje ndërkombëtare dhe të sigurisë) thotë “duke zvarritur hapjen e kapitullit 31 Beogradit i dërgohet mesazh i qartë se prej tij pritet të harmonizojë politikat me ato të BE-së, veçmas rreth masave restriktive”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...