Qeveria serbe sot shqyrton “ultimatumet” e Kosovës

27 Tetor 2016 - 08:34      

Qeveria e Serbisë sot, në një mbledhje të jashtëzakonshme, do të shqyrtojë ato që ajo i ka quajtur ultimatume të Kosovës për vazhdimin e dialogut Beograd- Prishtinë, transmeton Koha.net.

Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri dje në Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme ka thënë se në këtë fazë të bisedimeve me Serbinë në dialog është e domosdoshme përfshirja e të gjithëve, njëjtë sikurse delegacioni i Vjenës. Ajo ka thënë se ka ardhur koha që me Serbinë të bisedohet për kufirin dhe për njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve, ndërsa ka shtuar se nuk do të ketë negociatave derisa Serbia të mos i zbatojë të gjitha marrëveshjet.

Zyrtarët serbë, Ivica Daçiq dhe Marko Gjuriq, këto paralajmërime i kanë quajtur ultimatume dhe kanë shtuar se nuk lejojnë dhe nuk do pranojnë kurrë kushtëzime nga Kosova
“Kosova nuk mund të kushtëzojë askënd he me asgjë”, është kërcënuar Daçiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...