27 Tetor 2016 - 00:03
Ai në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se këto deklarata mund të jepen nga deputetët individualisht, por ka efekt tjetër kur jepet nga një kryetar partie që është në koalicion, transmeton Koha.net.
“Mendoj se ka një problem. Deputetët individualisht mund të japin këso deklarata, por kryetari i partisë kur e jep këtë deklaratë atëherë i bie se çdo gjë ka përfunduar. Nuk e di nëse e ka seriozisht”, ka thënë Gashi.
Ai ka thënë se nuk është e thjeshtë që të shkohet në zgjedhje, pasi ka një rrugë që duhet ndjekur.
“Nëse dëshiron të del nga koalicioni, duhet ta bëj në njëfarë forme. Të shkohet në votë besim. Nëse dështon votëbesimi për qeveri, atëherë thirren partitë nëse mund të formohet një qeveri e re nga mandatari te presidenti, nëse kjo jo, atëherë duhet të shihet një qeveri tranzicioni, e nëse as kjo jo atëherë shkohet në zgjedhje”, ka shtuar Gashi.
E në rast shkuarje në zgjedhje, ai thotë se LDK-ja duhet të ketë një riformatim partie edhe kadrovike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...