27 Tetor 2016 - 06:45
Si pasojë e prishjeve të shumta të këtyre aparaturave të QKUK-së, spitalet private këtë vit kanë përfituar qindra e mijëra euro. Shkruan sot Koha Ditore. Ndonëse është duke u zhvilluar tenderi për servisim të koronarografit, CT-së, dhe angiografit, ky institucion ka vendosur që të anulojë këtë tender. Aparaturat aktuale që janë në Kardiologji më nuk do të servisohen, ndërsa presin të pajisen me aparatura të reja.
Për mungesë të kompanisë servisuese që do të mirëmbante aparaturat e kësaj klinike, MSH-ja për 9 muaj ka shpenzuar rreth 600 mijë euro. Ndërsa tenderi që QKUK-ja e ka anuluar për këto aparatura ka vlerë rreth 500 mijë euro për tre vjet mirëmbajtje.
Në QKUK kanë thënë se tenderin do ta anulojnë për shkak se do të pajisen me aparatura të reja dhe se të vjetrat, edhe pse janë të përdorshme, nuk do t’i servisojnë.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...