26 Tetor 2016 - 21:15
Duke komentuar dokumentin e me katër kushte të Prishtinës për dialog me Beogradin , Daçiq ka thënë se kjo është qesharake dhe se “nuk mund të mendoj se Prishtina mund ta kushtëzojë do kënd”.
“Kë mund ta kushtëzojë? Dialogu do të vazhdojë por jo nën kushtet e Prishtinës. Serbia do të jetë konstruktive sikur dhe deri më tash e Prishtina nuk i cakton temat”, ka thënë për rts Daçiq.
Përpjekja sikur ajo e Tahirit deri më tash, thotë Daçiq “është pafytyrësi për përdorim të brendshëm”.
Janë disa tema për të cilat nuk më shkon kurrë mendja të bisedoj, siç është caktimi i kufirit, ka thënë Daçiq dhe ka shtuar se nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh nëse ky është kusht.
“Këto që i ka thënë, Tahiri mund t’i varë në tabelën e shpalljeve”, tha Daçiq.
Ai ka shtuar se Serbinë nuk mund ta kushtëzojë as Brukseli dhe as Kosova. Sidomos Prishtina nuk mund të vërë kushte, ka thënë Daçiq.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...