Bushati në Turqi kërkon fakte për investimet e Gulenit në Shqipëri

26 Tetor 2016 - 20:46      

Edhe pse prej vitesh është artikuluar se Turqia është një ndër partnerët strategjikë të Shqipërisë, deri më sot ende nuk ka një dokument që formalizon këtë partneritet.

Por gjatë vizitës së tij zyrtare në Ankara, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në takim me homologun e tij, Mevlut Cavushoglu, është rënë dakord për nënshkrimin sa më të shpejtë të kësaj marrëveshje, si dhe pasimin e saj me një mbledhje të përbashkët të qeverive të të dy vendeve.

Nga ana e saj, Turqia është shprehur e gatshme që të rrisë kontributin dhe asistencën në turizëm, energji, mbrojtje, siguri apo edhe bashkëpunim policor.

Po gjatë këtij takimi, ministri i Jashtëm turk, i ka bërë të ditur Bushatit, se Turqia është duke ndjekur me vëmendje aktivitetet, terroriste, siç i cilëson ajo, të lëvizjes Gylen, të cilat janë të shtrira edhe në Shqipëri.

Mësohet se kreu i diplomacisë shqiptare ka shprehur angazhimin për të punuar me Turqinë si dy vende mike dhe aleate, por në përputhje me praktikat më të mira në këtë fushë si dhe duke respektuar procedurat e brendshme të Shqipërisë.

Ministri Bushati është pritur edhe nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në orët e mbrëmjes së të mërkurës.

Ndërkaq, më herët, gjatë ditës ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar edhe me kryeministrin Binali Yildirim dhe me kryetarin e Asamblesë së Turqisë, Ismail Kahraman. Gjithashtu ai ka zhvilluar homazhe dhe në Mauzoleumin e Mustafa Qemal Ataturkut.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...