Abdullahu thotë se lënda e historisë duhet të përshtatet me drejtimet përkatëse

26 Tetor 2016 - 21:16      

Justifikimi i Ministrisë së Arsimit se lënda e historisë mund t’i ngarkojë nxënësit në shkollat profesionale nuk qëndron.

Kështu u shpreh gazetari, Durim Abdullahu në Rubikon të KTV-së ku u debatua mbi lëndën e historisë, vendimin e shtetit për ta reduktuar atë në shkolla profesionale dhe tekstet shkollore.

Ai ka thënë se nëse vërtet ministria është e interesuar ta ngritë nivelin e punës atëherë secili drejtim do të duhej të mësonte mbi historinë që i përshtatet drejtimit të tyre, transmeton Koha.net.

“Përpjekja e Ministrisë së Arsimit për të justifikuar këtë vendim se lënda e historisë mund t’i ngarkojë nxënësit në shkollat profesionale mendoj që nuk e përligj dot vendimin. Nëse vërtet Ministria e Arsimit është e interesuar të ngritë nivelin e punës së nxënësve në shkolla profesionale atëherë ideale do të ishte sikur historia t’iu përshtatet drejtimit të tyre”, ka thënë Abdullahu.

Gazetari ka numëruar shumë shembuj se si nuk përputhen ngjarjet e njëjta në libra të klasave të ndryshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...