Sipas historianit Muhamet Mala nuk është zgjidhje injorimi i historisë

26 Tetor 2016 - 20:53      

Për historinë nuk është debatuar dhe është dashur një analizë dhe diskutim më i thellë nëse duhet të vazhdoj të ligjërohet në shkolla profesionale ose jo.

Historiani, Muhamet Mala në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se ka munguar transparencë lidhur me këtë çështje pasi opinioni nuk ka qenë i mirë informuar lidhur me këtë proces, transmeton Koha.net.

“I ka munguar një lloj transparence. Opinioni nuk është njoftuar mirë për këtë temë dhe proceset e tilla duhet të jenë më të debatuara. Lënda është e ndjeshme dhe ne e dimë se fusha e arsimit është një proces dinamike”, ka thënë Mala.

Sipas tij, institucionet po e gjejnë zgjidhjen më të lehtë përmes injorimit të rolit të historisë.

“Zakonisht po gjendet një zgjidhje më e lehtë e ajo është ta injorojmë. Me një kurrikulë të përshtatshme e cila do të duhej t’i përshtatej këtij profili të shkollave profesionale do të kishim arritur shumë më shumë. Të themi nëse e largojmë historinë, historia është kryeneçe nuk largohet, nëse e largojmë në mënyrë institucionale atëherë unë parapëlqej një element tjetër, ja japim mundësinë interpretimit të historisë në nivelin e çarshisë”, përfundoi Mala.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...