“Libri i historisë së klasës së 10 i njëjtë me atë të shkollës fillore”

26 Tetor 2016 - 20:37      

Lënda e historisë ka shumë vite që ka qenë pikë diskutimi për plan programin e shkollave profesionale. Ministria e Arsimit ka vendosur që ta reduktoj atë në shkollat profesionale dhe kjo sipas tyre vjen si shkak i nevojës për fuqizimin e lëndëve të tjera.

Valbna Fetiu–Mjeku nga Ministria e Arsimit ka thënë në “Rubikon” të KTV-së se ky veprim ka qenë i domosdoshëm që të ndërmerret.

“Ka vite që diskutohet se si ta orientojmë dhe si ta forcojmë arsimin profesional kështu që një reduktim i orëve të lëndëve të përgjithshme është dashur patjetër të ndërmerret”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.

Sipas saj i gjithë materiali që është mësuar deri tash ka qenë i njëjti me atë që është mësuar në shkolla fillore dhe rrjedhimisht nuk ka qenë e nevojshme.

“Gjithë materiali i cili është mësuar në shkollat profesionale në klasën e 10-të është i njëjti të cilin e kanë mësuar në shkolla fillore, pra prej klasës së 6”, përfundoi Mjeku.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...