Mustafa lavdërohet me rangimin e Kosovës në të bërit biznes [video]

26 Tetor 2016 - 19:31      

Kosova është ngritur nga vendi i 64-të në të 60-in në raportin e Bankës Botërore të të bërit biznes.

Në bazë të raportit të publikuar, Kosova ka arritur të ngritët falë reformave të ndërmarra, procedurave për regjistrimin e bizneseve, të pagimit të tatimeve dhe atë të tregtisë përtej kufijve, raporton KTV.

Kryeministri Isa Mustafa, ka deklaruar se institucionet do të vazhdojnë punën për të bërë më shumë reforma, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e rangimit të Kosovës në raportin e ardhshëm. Megjithatë Kosova në raport ka rangim negativ në fushën e drejtësisë, ku vendi vazhdon të ketë shumë probleme, siç është rasti te mbrojtja e investitorëve dhe zbatimi i kontratave.

Gjithashtu jemi më keq edhe në dhënien e lejeve të ndërtimit, atë të sigurimit të energjisë elektrike dhe marrjen e kredive. Shoqatat e biznesit kanë kërkuar nga institucionet që në mënyrë urgjente të marrin masat për të përmirësuar indikatorët negativë të shprehur në raport.


 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...