Me targa provuese vetëm në Shqipëri, por me pagesë [video]

26 Tetor 2016 - 19:28      

Shqipëria ishte i vetmi vend i rajonit, në të cilin do të mund të shkoje me targa provuese, e edhe aty shoferëve nga Kosova u kanë dalë probleme, raporton KTV.

Shikues kanë njoftuar KTV-në se u janë kërkuar e u kanë paguar lekë në kufirin në Morinë, megjithëse një gjë e tillë nuk ishte e nevojshme.
Ministria e Punëve të Brendshme i ka sqaruar KTV-së se nuk ka pasur marrëveshje me autoritetet në Shqipëri, dhe se nuk është paraparë ndonjë pagesë për kalimin e kufirit me tabela provuese.
Kosova kishte kërkuar që të njihen dhe të pranohen targat provuese, të paktën deri më 30 shtator, datë pas së cilës është kërkuar sërish pa ndonjë afat njohja e targave, deri në zgjidhjen e problemit në vend.

Ministria një kohë të gjatë mbeti peng i procedurave të prokurimit, që rezultuan me mungesë targash të metalta për një periudhë të gjatë, ndërsa kontrata me kompaninë e përzgjedhur u nënshkrua më 17 tetor.


 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...