Çfarë parasheh “faza e tretë” e bisedimeve Kosovë – Serbi [video]

26 Tetor 2016 - 19:06      

Faza e tretë e bisedimeve me Serbinë mund të krijojë një ekip të ri të Unitetit të Kosovës, raporton KTV.

Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri në Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme ka thënë se në këtë fazë është e domosdoshme përfshirja e të gjithëve, njëjtë sikurse delegacioni i Vjenës.

Sidoqoftë për herën e parë, ministrja për dialog i dorëzoi Komisionit për Punë të Jashtme dokumentin e njëjtë që sipas saj e ka dorëzuar në Bruksel për fazën e tretë të dialogut me Serbinë e që përmban disa kushte për Serbinë.

Deputetja e Vetëvendosjes, Aida Derguti i ka cilësuar kontradiktore deklaratat e ministres para komisionit, Pal Lekaj i AAK-së është shprehur se me këtë dialog ka fituar vetëm Beogradi ndërsa për Zafir Berishen marrëveshjet e arritura në Bruksel janë kundër Kushtetuese.

Sidoqoftë Tahiri ka siguruar se Asociacioni i Komunave serbe nuk do të krijohet pa u zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel.


 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...