Pse seanca parlamentare për UÇK-në nuk u mbajt sonte [video]

26 Tetor 2016 - 19:02      

40 deputetë të pushtetit dhe opozitës kanë vënë nënshkrimet e tyre për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme, pas shpalljes së aktgjykimit kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, raporton KTV.

Kjo iniciativë e deputetëve të PDK-së ka marrë mbështetjen edhe të deputetëve të opozitës.

Megjithëse pritej që seanca të mbahej të mërkurën në mbrëmje, megjithatë kjo nuk u arrit dhe Kryesia vendosi që seanca e jashtëzakonshme të jetë të enjten në orën 10:00.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, që nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët, ka treguar shkurt për seancën e jashtëzakonshme.
Nënkryetarja e Kuvendit nga Vetëvendosje, Aida Dërguti, tha se ishte e pamundur të mblidheshin të gjithë deputetët, derisa u ka kujtuar deputetëve të PDK-së, që ishin pikërisht ata që i kanë dhënë votë pro Gjykatës Speciale, e cila shpejt do të merret me ish-luftëtarët e UÇK-së.


Pse seanca parlamentare për UÇK-në nuk u mbajt... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...