26 Tetor 2016 - 18:49
Në takim, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kryeministri Mustafa e njoftoi Schausberger për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim të mëtejmë ekonomik, avancimin e proceseve integruese evropiane dhe zhvillimin e gjithanshëm të shtetit.
Kryeministri Mustafa, po ashtu, shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve për përkrahjen e madhe të EPP-së në proceset eurointeguese të Kosovës dhe në rezultatet e arritura deri më tani.
Nënkryetari i Partive Popullore Evropiane, Franz Schausberger, vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës, në të gjitha fushat.
Duke shprehur përkrahjen e mëtejme të EPP-së për Kosovën, Schausberger theksoi mbështetje të veçantë për proceset e ardhshme integruese evropiane.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...