“Kushtetuesja merr vendime pa presion politik”

26 Tetor 2016 - 18:10      

Gjykata Kushtetuese e Kosovës po shënon vitin e shtatë të themelimit. Në një ceremoni solemne në të cilën kanë marrë pjesë krerët e shtetit, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi tha se Gjykata Kushtetuese po vazhdon të forcojë sundimin kushtetues të vendit.

Sipas saj edhe në këtë vit Gjykata Kushtetuese ka vendos raste të rëndësishme për shtetin.

“Jemi të vetëdijshëm se vendimet që marrim ne analizohen e komentohen shpeshherë edhe jashtë kontekstit dhe dëshiroj të theksoj se edhe gjatë këtij viti vendimet që kemi marrë nuk janë vendime të presioneve por e analizave dhe standardeve ndërkombëtare”, tha Rama-Hajrizi.

Sipas saj misioni i Gjykatës Kushtetuese është që të shërbeje për të mbrojtur të drejtat e çdo qytetari të Kosovës.
Rama-Hajrizi tregoi se Gjykata Kushtetuese gjatë këtij viti ka pranuar 118 kërkesa nga të cilat 103 janë parashtruar nga parashtrues individual, ndërsa pjesa tjetër nga ato shtetërore.

Ajo përmendi dy vendimet të cilat mori Gjykata Kushtetuese, e para aktgjykimi i për Asociacionin e Komunave Serbe dhe ai për Manastirin e Deçanit.

Në këtë ceremoni po marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli si dhe kryeministri Isa Mustafa.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...