Kërkohet avancim i raporteve Kosovë – Vatikan

26 Tetor 2016 - 17:54      

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj, sot në Vatikan ka takuar homologun e tij, Monisnjor Antonie Camillieri, njofton kumtesa nga MPJ, transmeton Koha.net.

Demaj e ka informuar ministrin Monisnjor Antonie Camillieri për angazhimin e institucioneve të Kosovës, për thellimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë deri në njohjen e plotë të Kosovës, që është përkushtim i vazhdueshëm i politikës së jashtme.
Me këtë rast zëvendësministri Demaj ka potencuar se raporti ndërmjet dy vendeve pas shenjtërimit të Nënës Terezë ka kaluar në një stad të ri të komunikimit, dhe siç ka thënë Demaj ky është një moment që përbënë lajm të mirë për të dy vende.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...