Delegacion i KIE në Çeki

26 Tetor 2016 - 17:47      

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, nga Komisioni për Integrime Evropiane, me përbërje: Njomza Emini, kryetare e Komisionit, Valdete Bajrami, zëvendëskryetare e parë, Bislim Zogaj dhe Kujtim Paçaku, anëtarë, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Republikën Çeke.

Delegacioni është duke zhvilluar takim pune me delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Çekisë, të kryesuar nga kryetari i këtij Komisioni, Karel Schwarzenberg, njofton kumtesa zyrtare.

Në këtë takim, kryetarja Emini dhe anëtarët e tjerë të delegacionit e informuan Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit të Çekisë, për punën dhe sfidat Komisionit për Integrime Evropiane në shtyrjen e proceseve të integrimit në kuadër të agjendës evropiane, transmeton Koha.net.

Po ashtu, anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ne kuadër të këtij takimi, potencuan rëndësinë e madhe që ka për qytetarët e vendit tonë liria e lëvizjes, pra përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave. Në funksion të kësaj, u kërkua edhe përkrahja e Pragës zyrtare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...